Në Gjilan arrestohet personi i kërkuar për vuajtje të dënimit

Policia ka njoftuar nëpërmjet raportit 24 orësh se ka arrestuar dje në Gjilan personin e kërkuar për vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

ARRESTIM I PERSONIT TËN KËRKUAR

Gjilan 08.02.2023 – 07:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës.