Një prind arrestohet për shkak të keqtrajtimit të fëmijës
Një person në Mitrovicë është arrestuar nga policia për shkak të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, raporton Mediafokus.info
Mitrovicë 27.10.2020-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten e tij dyshohet se kanë kryer veprën e cekur, ndaj fëmijëve të tyre. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

