Një qytet kinez ndalon ngrënien e qenve dhe maceve

Një qytet në Kinë ka ndaluar banorët e tij të hanë mish qen dhe mace me një ligj të ri në vazhdën e pandemisë së koronavirusit.

Aktivistët e kafshëve kanë kërkuar që qeveria kineze të ndalojë konsumimin e kafshëve shtëpiake për vite me radhë, dhe marrëveshja e re është e para e këtij lloji në vend.

Legjislacioni u miratua dje nga ligjvënësit në Shenzhen, një qytet me rreth 13 milionë njerëz, dhe do të hyjë në fuqi më 1 maj, sipas një njoftimi të qeverisë, transmeton Indeksonline.

Një grup bamirësie përshëndeti kalimin si një ‘vendim historik’ që shënoi ‘një moment ujëmbledhës’ në mbrojtjen e kafshëve në Kinë.