Një serb arrestohet në Muçibabë për kalim ilegal të kufirit
Një shtetas serb është arrestuar në Muçibabë të Gjilanit për kalim ilegal të kufirit.
Rasti dërgohet për trajtim në procedurë të rregullt.
Muçibabë 31.05.2022 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto: Muçibaba)

