Një serb gjendet i vrarë në banesën e tij në Gjermani

Mediat gjermane raportojnë se krimi i tmerrshëm u zbulua mëngjesin e djeshëm, kur Nenad nuk është paraqitur në punë, përcjellë ts.

Hetuesit dyshojnë se të dyshuari mund të jetë cimeri i tij, i cili fillimisht e ka vrarë dhe pastaj e ka prerë trupin.

Sipas mediave lokale, nuk dihet ende nëse i dyshuari është arrestuar ose paraqitur para drejtësisë.

Hetimi është në vazhdim, dhe hetuesit gjermanë do të zbulojnë motivin për këtë krim të tmerrshëm që tronditi të gjithë.

Miqtë e Nenadit në rrjetet sociale thonë se ai u vra nga cimeri i tij, i cili është nga Bosnja dhe Hercegovina.