Vritet në koncert reperi i njohur britanik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë Notting Hill Carnival. Reperi i njohur britanik Takayo Nembhard, i cili njihej edhe si TKorStretch, 21-vjeç, është qëlluar me thikë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ndërhyri pasi u njoftua për ngjarjen, ndërsa u deshën minuta të tëra për të nxjerrë nga turma reperin e plagosur, i cili u dërgua më pas në spitali, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

“Ishte një njeri vërtet i mirë dhe i respektueshëm, kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol. Ai më parë kishte qenë një futbollist gjysmë-profesionist derisa u lëndua. Ai ishte i talentuar në shumë fusha, kështu që kur mbaroi futbollin, u mor edhe me muzikë. Unë isha menaxheri i tij për më shumë se dy vjet.

Punoi jashtëzakonisht shumë dhe u përpoq të bënte atë që është e drejtë për veten dhe fëmijën e tij që do të vijë së shpejti në jetë Familja e tij është e shkatërruar”, u shpreh Chris Patrick, menaxheri i reperit pas ngjarjes.