Një shqiptar vritet në rrethana të paqarta në Londër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë. Siç raportojnë mediat atje, bëhet fjalë për një 26 vjeçar me inicialet F. O., i cili humbi jetën pas një sherri të dhunshëm të ndodhur në rrugë, në South Yorkshire.

Raportohet se viktima ishte me prejardhje nga Kukësi i Shqipërisë dhe jetonte në Londër.

BBC raporton se nga ekzaminimi mjeko-ligjor i riu vdiq nga gjakderdhja si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga goditjet.

Në lidhje me ration, autoritetet britanike arrestuan 2 persona, një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçare, por ata u lanë të lirë ndërkohë. Po ashtu u arrestua edhe një 23-vjeçar nga Rotherham, por edhe ai u la më pas i lirë për mungesë provash.

Aktualisht ende nuk janë zbardhur motivet që dërguan deri në këtë tragjedi por policia ka njofuar se po vijojnë hetimet nga grupe të specializuara hetuesish.