Një shqiptare 20-vjeçe humb jetën në një aksident në Lozanë

Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave, në kantonin e Llozanës i mori jetën një vajze 20-vjeçare shqiptare, me inicialet E.I. 

Aksidenti ndodhi në rrugën Route de Berne, afër Moudon (VD), pasi u përplas me një automjet që udhëtonte në drejtim të kundërt, njoftoi policia e Vaud, shkruan 24heures.ch.

Policia bëri të ditur se derisa po lëvizte në drejtim të Payerne (VD) humbi drejtimin e automjetetit të tij në rrugën e kundërt. Të dy veturat u goditën përballë në drejtim të Lozanës.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet mjekësore dolën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan vdekjen e vajzës shqiptare.

Edhe shoferi i veturës tjetër, është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta. (foto nga arkivi)