Një shtetas i huaj gjendet i shtrirë në rrugë, dërgohet në QKUK ku ndërron jetë
Një shtetas i huaj është gjetur i shtrirë në rrugë, në Prishtinë dhe ka ndërruar jetë në QKUK ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore. Rasti po hetohet nga policia.
Prishtinë, 03.06.2021-18:15. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj është gjetur në rrugë i shtrirë dhe pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

