Një grua në Fushë Kosovë vdes në vendin e punës

Një grua ka vdekur në vendin e punës. Asaj i është keqësuar gjendja derisa ishte në punë dhe ka humbur vetëdijen, njofton policia e Kosovës. Vdekja po hetohet nga policia.

Fushë Kosovë, 03.06.2021 – 09:50. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për  obduksion. (foto arkiv)