Një shtetas i huaj vdes në QKUK
Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një shtetas i huaj. Sipas dëshmitarëve ai vuante nga disa sëmundje kronike. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull, shtetas i huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.

