“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L. (28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit.

I njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB. (foto ilustrim)