Një shtetas i Serbisë arrestohet për sulm ndaj policit kosovar

Një shtetas i Serbisë është arrestuar për sulm ndaj policit kosovar në Merdare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.