Një shtetas i Serbisë sulmon policët në Jarinjë
Një shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare në Jarinjë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar. Ndërsa njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor.
“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.