Një shtetas turk arrestohet në aeroportin e Prishtinës, dyshohet për falsifikim dokumenti

Një shtetas turk është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin për falsifikim dokumenti.

ANP-së, Adem Jashari 25.03.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Curih-Milano duke prezantuar letërnjoftimin  te një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.