Një shtetase e Shqipërisë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Dragashit
Një shtetase e Shqipërisë nga fshatrat e brezit kufitar është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete.
Tash e ndjera ishte sjellë në ambulancën më të afërt në Kosovë nga familjarët e saj.
Policia ka njoftuar se trupi i të ndjerës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES – Dragash / 17.07.2025 – 04:12. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

