Një somaleze futet ilegalisht në Kosovë

Një shtetase e Somalisë është ndaluar në territorin e Kosovës, në Vërmicë, ku ishte futur ilegalisht nga Shqipëria.

Vërmicë 24.11.2022-18:50.Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarën femër shtetase e Somalisë, e cila kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Për procedura të mëtejme e dyshuara i është dorëzuar zyrtarëve të Migrimit, thuhet në njoftimin e policisë.