Një tjetër emër sikur ky s`e gjen ndër 10 milionë shqiptarë – Rialba

Në Kosovë nuk ka një emër të dytë si ky i kësaj vajza nga Zhegra e Gjilanit – Rialba. As në Shqipëri. Po as ndër shqiptarë, gjithandej, jo se jo.

Railba sivjet është maturante.

Kur kishte lindur para 18 vitesh, më 2007, si fëmija i dytë i Ardianit dhe Lules, përkatësisht vajza e parë e tyre, familjarët sikur po shtyheshin se kush ishte gëzuar më shumë.

Pyetja ishte se kush do t’i gjejë emrin, çfarë emri do t’i gjejë, a do të jetë më i bukur se gjithë emrat tjerë…

Dhe kujt tjetër do t`i besohej ky nder, po edhe përgjegjësi, pos Bacit. E, Baci, për ju që s`e dini është shkrimtari Sabit Rrustemi, axha i Rialbës.

Baci u kujdes që ta gjejë, krijojë a zbulojë një emër të rrallë, jo më Blertë, Shpresë, Besë….

Rialbë u tha nga goja e Bacit dhe, Rialbë u pagëzua.

Po ç’kuptim ka ky emër, e pyesnim pak Bacin ?

– Rilindje Shqiptare, kështu disi, një Rilindje e vonë, por e bukur dhe e shtrenjtë për Kosovën, thotë Baci.

Dhe, dita-ditës, java-javës, muaj pas muaji e vit pas viti, ajo rritej e bëhej, jo veç më e bukur, por edhe më e hareshme, më e shëndetshme e, më e dashur për gjithsecilin. Sidomos për Bacin…

Sa luante me të, sa e lazdronte, madje e ngrinte lartë, e fluturonte qiellit përpjetë e, mos vet, sa herë e merrte dhe e bartte në qafë andej e këndej dhe, ajo, jo që nuk frikësohej, po përtonte të zbriste, madje, gati deri sa hyri në shkollë…

Rruga e ABC-së ia zbukuroi e pasuroi edhe më shumë jetën, vit pas viti…. Pesat e saj u vargisën e u teleisën me lloj lloj luleje, me lloj-lloj yjesh e ylberesh.

Vajza zu të rritej, duke e shtuar jo vetëm shtatin, jo vetëm suksesin, po edhe buzëqeshjen e dashurinë për të gjithë, e në veçanti për Bacin.

Zuri edhe t’ia lexonte ndonjë libër, ani se Baci rrallë e për mall shkruante për fëmijë, t’ia kërkonte ndonjë tjetër, të merrte pjesë në ndonjë veprimtari letrare të Bacit, deri edhe në Panairin e Librit në Prishtinë …. se, me se ta ushqente ndryshe shpirtin.

Bacit i bëhej zemra mal, jo vetëm kur e shihte aty ku ishte libri, shkrimtari po edhe lexuesi e suksesi i Tij.

Ajo s’kishte se si t’ia kthej pos me një mirësjellje, me një buzëqeshje, me një fjalë të këndshme… e, besa edhe me nga një kafe shpie, sa herë shkonte Baci në shtëpinë e saj, apo ajo te Baci.

Se, kush si ajo e dinte çfarë kafe dëshironte Baci.

Madje, edhe kur shkoi për ta bërë këto fotografi mature, si mos t’i binte kah dera e Bacit.

Baci si Baci, patjetër që do t’i thoshte nja dy fjalë për të, sepse si ajo s’janë dy… po vetëm NJË.

E Baci nuk harron ta urojë.

Ajo është e veçantë jo vetëm për nga emri.

E pastë të tillë, gjithmonë Baci… me një mal suksesesh ngado që të shkojë apo t’ia diktojë jeta.

Mos harroni, vetëm një Rialbë e ka Baci…. pas të cilës vijnë dhe një varg të tjera….

Paç bekimet e Zotit dhe të tonat, Rialbë, në rrugën e dijes e të jetës, gjithmonë…/Mediafokus