Një tjetër tërmet godet Turqinë
Turqia është tronditur sërish nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 5.2, në zonën Emirgazi.
Tërmeti ishte i fuqishëm, me thellësi prej 19 kilometrash dhe ende nuk është bërë e ditur nëse ka dëme dhe viktima.
Ky është tërmeti i disatë që godet Turqinë. Disa javë më parë, një tërmet i fuqishëm dhe shkatërrimtar ra në kufirin turko-sirian, duke lënë mbi 50,000 viktima dhe dëme të shumta materiale.

