Një turist polak bie në një greminë në Shqipëri
Një turist polak ka rënë në një greminë në “Kanionet e Gjipesë” ku ai ishte bllokuar, raporton Panorama.
Infermieri së bashku me një alpinist kanë mundur të zbresin në terrenin e vështirë dhe t’i japin ndihmën e parë turistit.
Së bashku me ta janë dhe një grup pre pesë personash që do përpiqen të sigurojnë transportin.
Sipas policisë, turisti polak u bllokua që prej orës 13:30 të ditës së premte. Ai u rrëzua në një greminë ku pësoi frakturë në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.
Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.
Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.

