Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur edhe në Gjakovë
Një vdekje e dyshimtë është raportuar nga policia edhe në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Gjakovë 04.03.2022 – 13:50. Raportohet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

