Një veturë në Gjilan “kërcen” nga rruga në parkingun e supermarketit

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një veturë, nga rruga ka rënë në parkimin e një supermarketi. 

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po është e vërtet ka ndodhë një vetaksident ku një veturë në lëvizje e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësu lëndime të lehta dhe janë shkaktu dëme materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti”, ka thënë togeri Ismet Hashani.