Një video për nostalgjikët e Gjilanit
Gjilani si qytet dhe si qendër urbane ka një historik relativisht të gjatë.
Thuhet se gjatë historisë, tri herë u dogj dhe tri herë u ringjallë nga hiri i vetë, shkruan mediafokus.info.
Pak kush e mban mend qytetin e vjetër, me kalldrëma e dyqane me çepenga.
Vetëm prej luftës së viti 1999 kanë kaluar njëzet e tre vjet. Brezi i tashëm nuk mban mend asgjë nga qyteti i dikurshëm.
Në këtë video të cilën Shefqet Bajrami ia ka dërguar redaksisë sonë, nën muzikën e këngëtarit Naser Berisha, mund të shihni pamje nga qendra e qytetit, një vit e gjysmë pas luftës./Mediafokus.info/

