Një zyrtar komunal arrestohet për mashtrim
Është arrestuar për mashtrim një zyrtar komunal në Fushë Kosovë, pasi viktimave u ka marrë para duke u premtuar se do t’i ndihmonte në plotesimin e dokumenteve për subvencione.
Fushë Kosovë 13.06.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para viktimave meshkuj kosovarë, duke u premtuar se do tu ndihmonte të plotësonin dokumentet dhe të merrnin subvencione nga komuna. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv).

