Një zyrtar qeveritar rezulton pozitiv, të tjerët nga kjo Ministri dërgohen në pushim të detyruar

Ministria e Pushtetit Lokal nga sot pothuajse do të jetë e boshatisur, pasi që një zyrtar i saj rezultoi pozitiv në testimin për Covid-19.

Indeksonline mëson se sekretari i MPL-së ka urdhëruar shërbyesit civil që të vet-izolohen për afro dy javë.

Ndryshe, dje u raportua se këngëtari i njohur dhe zyrtari i kësaj Ministrie, Yll Valla u infektua me koronavirus.

Ministria e Pushtetit Lokal udhëhiqet nga Goran Rakiq. Ai dhe stafi i tij i ngushtë pritet të dalin në punë./mediafokus.info