Njëra nga dy viktimat e Covid-19 është nga Vitia

Ditëve të fundit, numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur me një shpejtësi të frikshme, duke shkuar në 1000 raste pozitive brenda 24 orëve.

38 nga këto raste i përkasin komunës së Vitisë, atje ku ishte diagnostifikuar rasti i parë në Kosovë me Covid-19, vitin e kaluar.

Po ashtu në Viti, dje ka rezultuar edhe një i vdekur me Covid.

‘Rastet e sotme janë nga qyteti i Vitisë, Stublla, Sadovina e Jerlive, Vërbani, Ramjani, Begunca, Ballanca, Skifteraj, Pozherani dhe Budrika’, ka thënë drejtoresha e QKMF, dr Vjollca Kadolli Halili.

Aktualisht, Vitia ka 134 dhe 3 prej tyre janë të shtrirë në spital.

‘Fatkeqësisht dje kemi humbur një jetë dhe unë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje’, ka thënë doktoresha Kadolli.

Ajo i fton qytetarët që t’i respektojnë masat, sepse virusi ende është mes nesh.

‘Jemi dëshmitarë që kohët e fundit nuk ka zbatim të masave, por mos të harrojmë që bartja e maskës mbetet mbrojtja më e mirë, prandaj mos ta anashkalojmë’, ka thënë doktoresha.

Përndryshe, në Viti deri më sot janë vaksinuar rreth 15% e qytetarëve, prandaj zbatimi i masave, që përmbledhen në tri fjalët magjike të kësaj kohe: MASKË, DISTANCË, HIGJIENË është i domosdoshëm. /Mediafokus.info