Njerëz me kancer presin me orë për terapi në Onkologji
Shyqeri Mehmeti, qytetar nga Gjilani ka reaguar me shqetësim ndaj një realiteti të hidhur në shëndetësinë kosovare, ku edhe njerëzit me sëmundje të rënda presin me orë të tëra për të marrë terapinë.
“Kjo nuk është vetëm mungesë organizimi — është dështim moral dhe institucional”, ka reaguar Mehmeti.
Sistemi shëndetësor shumë i dobët. Në ONKOLOGJI radhet e gjata duke pritur.
Kjo është një nga pamjet më të rënda të një shteti të dobët: njerëz me sëmundje të rënda duke pritur me orë, pa siguri për terapinë, e pastaj detyrohen me lyp para për barna bazike.
Kjo nuk është vetëm mungesë organizimi — është dështim moral dhe institucional.
Kur një i sëmurë me kancer mendon si me gjet terapinë, vendi ka humbur prioritetet.
Miliona shkojnë në luks, tenderë, punësime partiake e propagandë, ndërsa pacienti endet korridoreve me ankth.
Kategoria më e pambrojtur duhet të ishte më e mbrojtura.
Edhe më e rëndë është kur njerëzit fillojnë ta shohin këtë si “normale”. Nuk është normale. Nuk është dinjitet.
Shëndetësia nuk matet me fjalime politike, por me atë nëse pacienti e merr terapinë në kohë dhe pa u poshtëruar.
O njerëz të mirë runi energjinë. Pritja dhe nervozizmi lodhin shumë, sidomos në onkologji, ka shkruar Mehmeti./Mediafokus

