Njeriu që rrëzoi Qeverinë Hoti me pyetjen në Kushtetuese, zv.ministër i Drejtësisë

Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar emërimet e zv.ministrave në qeverinë Kurti II. Enver Dugolli, është emëruar zv.ministër në ministrinë e Mbrojtjes, teksa Hysen Durmishi në atë të Infrastrukturës.

Ndërsa, emërimet kanë vazhduar edhe në ministrinë e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

Posti i zv.ministrit në ministrinë e Drejtësisë, i është besuar Blerim Sallahut.

Sallahu ka qenë këshilltar ligjor i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e kaluar të Kuvendit.

Ndryshe, Blerim Sallahu njihet edhe si inicuesi ligjor, që a rrëzoi qeverinë Hot, shkruan blic.

Ai kishte dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, rreth votës së ish-deputetit Ethem Arifi, gjë që shkaktoi edhe rënien e qeverisë së kaluar.