Nji Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk munet me i kry detyrat kushtetuese

Halil Matoshi

1.
Albin Kurti në Pejë i zemruem në Ric Grenellin akuzoi opozitën se nuk po e PËRDOR Amerikën për mësymjet e tina nacionaliste e veprimet e pakoordinueme e populliste por po flitkan me zyrtarë amerikanë kundër tij!?

“…kjo opozitë e lypë fatin me qiri tek ndonjë ndërkombëtar i cekët, jo në thellësinë historike të kombit tonë, ku gjithmonë gjenden zgjidhjet më të mira për popullin tonë”

Mas demokratit “naiv” Blinken qe edhe nji republikan “i cekët” simas gjeniut të madh!?

I kanë thânë kështu po get do budallë të epokës post-truth (pas të vërtetës) që besojnë se shelnja bân rrush dhe luani karikaturial i të marrëve tue përdor dendun turmën, menon se munet me e përdor edhe Amerikën për pushtetin e tij personal dhe të papërgjegjshëm.

2.
Albin Kurti s’e fshehë dëshirën e tij me e PËRDOR Amerikën për mësymjet e tij të shekullit 19 në dekadën e tretë të shekullit 21.

“Thellësia historike e kombit tonë” nuk të jep shumë argumente për aleanca e fitore diplomatike të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, deri tek shfaqja e Brahim Rugovës që i lidhi shpresat dhe fatet e Kosovës me ShBAtë.

Porse kjo aleancë u lidh jashta kontekstit të nacionalizmit shqiptar, pra përmes ndamjes së vlerave të përbashkëta, të drejtat e njeriut, demokracia liberale dhe shoqnia e hapun.

“Në vend se t’i përdorin Shtetet e Bashkuara kundër Serbisë, ata këqyrin ta gjejnë ndonjë zyrtar kundër meje… ”

Po a munet me u përdor ‘hegjemonia qëllimmirë (Habermas) për interesa nacionaliste?

Albin Kurti menon ende se ShBAja munet me u përfshi në ndonji konflikt ku fituesi i vetëm kish me qenë vet ai?

Jo. Kjo nuk ndodhë.

Kurti do të metët i vetmuem në kso mësymjesh! Porse eksperimenti i tij social âsht i rrezikshëm ngase edhe vet ka nisë me i besu budallallëkut, si dije!?

3.
Mesazhi diplomatik që Presidenti Trump ia dha botës, gjatë pritjës së Kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, kur po ia ofronte karrigën tue i qindrue prapa, ishte se po ia ruen shpinën nga ernat që përplasën mbi Rendin e Ri Botnor që po e rimodelon ShBA.

Pra, Kurti nuk e shtroi udhën e aleancës me Amerikën me dafina por “pshurri” pragun e klubit ku Kosova duhej të hynte (Ambasadori Jeffrey M. Hovenier);

Me Fuqitë e Mëdha duhet kujdes, matuni po edhe me ua ruejtë fryrën, sedren para miqve e animqve; Ato kanë parime por kur me to “luhet bixhoz” (shpoti e Vjosa Osmanit) ato dinë me u sjellë me përçmim e brutalitet!?

Kurti thojke se aleanca me Amerikën nuk âsht për të ardhmen!?

Ai kurrë s’âsht zbythë nga ky qëndrim.

Dhe tash kur Grenell ia përplasi në fytyrë për herë të dytë brenda jave, lë të del Kurti t’u thotë zgjedhësve se me Amerikën s’ka telashe.

Amerikani shumë i fiqishëm në administratën Trump po tregon se ato raporte janë si mos ma keq.

Trupi elektoral lë të besojë në Kurtin, porse fillimisht secili qe di shkrim – lexim lë të bâj nji kërkim se çka âsht deluzioni dhe deluzionisti!?

Kurti tue qenë vet deluzionist e ku vú në lajthitje nji komb të tânë!

Nji hokë e vjetëve ’90 nga “Benigni kosovar”, Rasim Thaçi – Cima paralajmnonte: “Mos shaj Gadaf!”