Letra Malcom Simmonsit nuk duhet të kalohet në heshtje

Izmi Zeka

Këto ditë doli në publik letra dërguar kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj e ish-kryetari të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons.

Letra e mbajtur në sirtar deri më tani edhe njëherë shpërfaq papërgjegjësinë institucionale dhe fshehjen e një shkrese e cila në vete përmban shkelje dhe keqpërdorime të Euleksit në Kosovë.

Malcom Simmons në bazë të letrës hapur tregon për tendencat, linçimet dhe shantazhet që iu kanë bërë ushtarëve të UCK-së e në të shumtën e rasteve janë dënuar pa bazë ligjore vetëm e vetëm për të devalvuar dhe degraduar institucionet shtetërore

Se deri ku ka arritur një institucion ndërkombëtarë flet vetë letra e Malcom Simmonsit dhe për drejtësinë e Euleksit në Kosovë.

Andaj përgjegjësia e Kryeçarit të Komisionit për Legjislacion që nuk e ka bërë publike dhe se ka trajtuar në Komision është skandal që dëmton përpjekjet e shtetit të Kosovës për institucione kredibile dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Mjafton ti hidhet një sy letrës së Malcom Simmonsit dhe shihet qartë për misionin që kishte Euleksi në Kosovë.

Andaj kuvendi duhet të informohet sa më shpejt me letrën dhe të ndriçohet e tëra ajo që shkruan dhe kërkon të raportoj Malcom Simmonsi.

Ky skandal i Shkëmb Manajt duhet të ngritët në nivelet më të larta shtetërore dhe të merren masa konkret që e kanë shtyrë fshehjen e letrës së Malcom Simmonsit.