35 raste të reja, këto janë vendbanimet e prekura në komunën e Gjilanit

Nga 775 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit, 35 prej tyre rezultojnë në komunën e Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Numri më i madh i këtyre rasteve është në qytet, por që virusit nuk i kanë shpëtuar as vendbanimet përreth.

Sipas të dhënave nga IKSHPK, nga 35 raste pozitive, 22 prej tyre janë në Gjilan, 6 raste në Zhegër, nga 2 raste në Shurdhan e Lladovë, si dhe nga një rast në Cërnicë, Livoç i Ulët dhe Velekincë.

Kujtojmë se në Gjilan deri më tani pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 2507 persona./Mediafokus.info/