Njihet si kuzhinierja më e mirë në Britani, por nuk e konsumon dot ushqimin që ajo vetë përgatit

Kuzhinierja Loreta Harmes, nga Mbretëria e Bashkuar është një nga kuzhinierët më të vlerësuara në Angli.

Por për shkak të një sëmundje të rrallë ajo nuk mund të konsumojë asnjë ushqim me përbërje të fortë.

Mjekët konfirmuan se ajo vuan nga sindroma Ehlers-Danlos, një sëmundje e rrallë që shfaqet në mënyra të ndryshme, duke i prekur stomakun dhe paralizuar pjesërisht duke mos kryer dot plotësisht funksionet e tij.

Pas çdo ushqimi të fortë, Loretta ndjente dhimbje në stomak, duke kaluar më tej në anoreksi ku arriti të peshonte 25 kg. Gjendja e saj u qartësua vetëm kur mjekët diagnostikuan sëmundjen e saj.

Ajo tashmë arrin të konsumojë ushqim vetëm në formë të përpunuar, i cili transportohet menjëherë në organizëm nëpërmjet disa pajisjeve.

Harmes është tepër aktive edhe në rrjetet sociale ku edhe publikon recetat e saj, shkruan noa.