Njoftim me rëndësi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 22 mars 2022, për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 22 mars 2022, do t’u jepen donacion Shoqatave humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero