Njoftimi pikëllues i Prokurorisë Themelore pas vdekjes së prokurorit Esat Ademi
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi, raporton Mediafokus.info.
I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.
Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit.
Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!/Mediafokus.info/

