Digjet banesa, humb jetën një 12-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ku gjatë mbrëmjes, për shkaqe ende të papërcaktuara, një banesë është djegur, duke i marrë jetën një 12-vjeçare.
Forcat e rendit dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikës e zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga pajisja ngrohëse. (foto arkiv)

