Dështon nobelisti francez që tha se Korona do ta shkatërrojë vetveten

‘Virusi Korona do ta shkatërrojë vetveten’, kishte thënë para një viti, shkencëtari francez Luc Montagnier, fitues i çmimit Nobel për gjetjen e virusit HIV.

Ja çka kishte thënë krejt për virusin para një viti, nobelisti francez:

“Natyra e rikthen punën në duart e veta! Ne aktualisht jemi duke hetuar me kolegët një fenomen shumë surprizues në Shtetet e Bashkuara, ku ka një milion të infektuar dhe ku virusi ndryshon shumë shpejt dhe disa prej rasteve ka mutacion shumë shpejt që tregon se virusi do të shkatërrojë veten e tij,” tha Montagnier në një intervistë për mediat franceze.

Shkencëtari francez shokoi publikun kur ai tha se beson se Covid-19 ishte prodhuar nga njeriu, në përpjekje për të zbuluar një vaksinë kundër HIV, të cilin ai e njeh mirë.

“E gjitha filloi me një virus të njohur ge lakuriqët, në të cilin u ndërhy për tu humanizuar. Në atë moment, ndoshta gabimisht, ai disi doli nga laboratori. Ata morën të kundërtën e asaj që po hulumtonin, dhe ata me siguri po hulumtonin një vaksinë të AIDS-it.”

Laureati francez i nobolit thekson se ai do të botojë të gjitha njohuritë e tij në lidhje me pretendime të tilla, te të cilat ai erdhi me bashkëpunëtorët e tij, në revista shkencore.

Lidhur me terapinë e bashkatdhetarit të tij, Profesor Didier Raul, që virusi i koronës mund të mjekohet me chlorcinin, Montagne tha që ishte një sugjerim i mirë, por ilaçi duhet të përdoret në fazat e hershme të sëmundjes.

“Është një trajtim i rëndësishëm, shpëton jetë. Por duhet të jepet në fillim të infeksionit, jo në fund. Në fund nuk ka efekte. Atëherë virusi nuk është më në trup”, tha ai.

Tani jemi një vit pas dhe virusi jo që nuk e shkatërroi vetveten, por po rikthehet shumë fuqishëm, përmes variantit Delta dhe nuk përjashtohet mundësia që mbyllmei sërish. Me të panjohurën, dështon edhe shkenca.