Norvegjia mohon “lidhjen direkte” mes vaksinës dhe vdekjes së 33 të moshuarve

33 persona mbi moshën 75 vjeç vdiqën në Norvegji pasi u vaksinuan për Covid-19, por autoritetet shëndetësore të këtij vendi thanë se nuk ka “lidhje direkte” mes vdekjes së tyre dhe injeksionit.

“Të gjithë këta persona kanë pasur sëmundje të rënda. Është fare e qartë se koronavirusi është shumë më i rrezikshëm për shumicën e pacientëve sesa vaksina. Nuk ka vend për alarm”, deklaroi Steinar Madsen, drejtor i Agjencisë Medicinale të Norvegjisë.

Por, ai pranoi se efektet e lehta anësore të vaksinës mund të çojnë pacientë të caktuar në një gjendje më të rënduar të sëmundjes që vuajnë, duke ia lënë në dorë mjekëve që të vendosin për njerëz të caktuar nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën.

Zyrtarët norvegjezë nënvizuan se në azile vdesin 400 njerëz çdo javë./a2cnn