Novo Bërdë: Rrokulliset traktori, humb jetën pasagjeri

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Novo Bërdë, ku nga rrokullisja e traktorit, ka humbur jetën pasagjeri, njofton policia.

Rr. Lokale, Bushincë-Carevc, Novo Bërdë, 03.06.2021-19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurës ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar, vdekjen  e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari është dërguar në  QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.