Numan Baliq dënohet me 2 vite burgim dhe ndalim ushtrimi të profesionit të mjekut

Gjykata Themelore në Pejë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.B dhe e ka dënuar atë me dy vite burgim si dhe me po kaq vite ndalim ushtrimi të profesionit.

N.B, u dënua për shkak se me datë 12.08.2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht ne zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdorë gjendjen shëndetësore të foshnjës së të dëmtuarës, e prek të njëjtën me qëllim seksual pa pëlqimin e saj në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së saj të hospitalizuar, vjen i pandehuri i cili në cilësi të mjekut kujdestar, shkon kinse për ta vizituar foshnjën e viktimës dhe më pas e fton të dëmtuarën që të shkoj në zyrën e kujdestarisë së tij për tu konsultuar dhe kinse për ta udhëzuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo ofrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e kap për dore dhe e fut brenda në zyrë, e mbyll derën me çelës dhe e ndal rrymën, por që viktima arrin ta shtyjë nga vetja, ta hap derën dhe të largohet, me ç ‘rast e lajmëron rastin në polici.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ‘sulm seksual’.

Të pandehurit N.B gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak si dhe dënim plotësues – ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatjen prej 2 viteve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Numan Baliq ka qenë ish-ministër i Shëndetësisë në Kosovë.