Nuk bëhemi zot të vetvetes duke qenë qyqarë
Burim Piraj
Kur kërkoj nga bashkëvendësit e mi të mos i konsumojnë prodhimet e Serbisë, disa nga ta më thonë:
Prodhimet e Kosovës duhet ta rrisin cilësinë!
Prodhimet e Kosovës çmimin e lartë!
Tregtarët kosovarë nuk duhet t’i importojnë prodhimet serbe ata janë fajtorë!
Paramendoni se sa shumë prodhime të tjera ka në tregun e Kosovës e të botës, po qyqarët zihen për prodhimet e Kosovës vetëm e vetëm për të arsyetuar blerjen e prodhimeve të armikut tonë të hapët që me pas mundësi Kosovën edhe Shqipërinë i bënë pluhur e hi.
Hapni sytë o njerëz!
Ne nuk do të bëhemi të zotët e vetvetes duke qenë qyqarë!
Për vendin duhet sakrificë e ka disa që nuk janë në gjendje të sakrifikojnë 10 cent a bijtë më të mirë të këtij vendi e kanë sakrifikuar jetën e vetë dhe gjakun e tyre që ne të kemi mundësi me qenë të lirë!
MOS BLI PRODHIME SERBE – MOS U BËN QYQAR!

