Nuk e respektoi masën mbrojtëse, i merret patentë shoferi për 6 muaj

Policia në Gjilan, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë një kontrolli rutinë ka ndalë veturën Golf me tabela 06 dhe gjatë kontrollit ka vërejtur se vozitësi, shtetas i Kosovës me banim në Gjilan, kishte masë të ndalimit të drejtimit të automjetit (konfiskim të lejes së vozitjes) për shkak të shkeljeve në komunikacionin rrugor.

Me këto veprim ai ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor, duke shkel masën mbrojtëse.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor, ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej 300 euro si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj të tjerë, thuhet në njoftim.