Nuk i realizoi premtimet, kryetari tërhiqet zvarrë

Kryetari i fshatit është tërhequr zvarrë nga një grup fermerësh të zemëruar, në jug të Meksikës.

Pasi e kanë lidhur pas një kamioni, kryebashkiakun e kanë tërhequr nëpër rrugë me pretendimin se nuk ka realizuar premtimet e fushtës elektorale.

Më pas policia arriti të lironte zyrtarin Jorge Luis Escandón Hernández, kryetar lokal i Las Margaritas në shtetin e Chiapas, i cili nuk pësoi plagë serioze nga aventura e dhunshme.

Mediat vendase thonin se ai ishte marrë peng nga një grup protestuesish të armatosur me gurë e shkopinj para se ta tërhiqnin nëpër rrugë./insajderi/