Nuk ia doli ta mund virusin, shuhet mjeku i njohur shqiptar

E ka humbur betejën me COVID-19 mjeku i njohur shqiptar, i cili për disa ditë luftoi me infeksionin, por nuk ia doli.

Me të marrë lajmin se Kerci ishte prekur nga virusi, shumë koleg të tij në Kosovë ishin lutur për shërimin e tij, si doktor UKshin Ismajli, doktor Rafet Sylaj e të tjerë. ‘O zot shpëtoje doktorin’, kish shkruar njëri prej tyre.

Dr. Mihal Kerci ishte mjek anestezist pranë reanimacionit dhe ka drejtuar edhe shoqatën me të njëjtën emër.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, me profesion mjek.

Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19.

Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Shehut:

Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!

Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!

Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjesëtar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!

Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme.