Nuk ishte i pari në hierarki, por pa Dullën nuk merreshin vendime

Murat Hoxha

Ishte i punësuar në ndërmarrjen për bujqësi dhe agrikultutë “Mladost” nga Gjilani.

E mbaj mend, në atë kohë me punua në “Mlladost” apo në “16 Nëntori” rroga nuk kishte rëndësi. “Pate, apo nuk pate rrogë s”kishte rëndësi”.

(Kish pas hy njani me punu në një shitore te “16 nëntorit”, në fund të muajit shoket e ftojnë me marr “rrogen”, ai i habitur i pyet “pse a edhe rrogë paska me marr a”!)

Kjo është koha e Tites. Si me shaka i thonim CKSKJ. Dulla nuk ishte prej strukturave udhëheqëse, por kishte ndikim të madh në ndërmarrje.

Së paku një herë ishte ishte sekretar i OTH të LK- së, ishte edhe student i shkolles së Kumrovcit, fundja “pse mos me dashtë Titen” e thonte këtë si
me shaka.

Një herë kish pas thënë para serbëve të punes atë slloganin e tyre në shqip “Pas Titos, Tito”.

E kuptuam ata që Dulla e kishte me sherr dhe e morën në përgjegjësi politike pse kishte përdorë fjalen “pas” që në serbishte do të thotë qen.

Ai ishte njëri prej furnizuesve kryesor për makinerinë agroteknike. Udhëtonte jashtë Kosoves.

Me pagen, mëditjet dhe të ardhurat tjera mbante familjen, u ndihmonte të tjerve, pra në vetëvete ai ishte humanist i konsiderueshëm.

Nuk kishte moliona por jeten e kishte të mirë.

Në fakt kishte ndjenja te këqija për të ardhmen e kombit, kjo gjithsesi e reflektonte brendësinë e tij kunder diskriminimit, me vonë segregacionit dhe rrënimit te çdo gjëje për të cilën kishte përceptimin se ishte e mirë.

Dulla shumë shpejt filloi konfrontimin né ndérmarrje, edhe në parti, të cilën thënë të drejten e kishte si “veshje” të jashme po kurrë nuk pati ndjesi të mira për të.

E konsideronte një parti të degradueme dhe të rrezikshme. Këtë ndjesi e kishin thuaja të gjithë shqiptarët, por dominte mendimi “ngihe e mos e këput”.

Megjithatë Dulla u detyrua me e “këputé” duke iu bashku lëvizjes popullore të Ibrahim Rugoves, si njeri, pa krahasueshëm dhe përzemërsisht më i devotshëm në LDK.

Ai gjatë vizites së Presidentit Rugova né Gjilan, përkatësisht në tubimin që u mbajt në stadion, me të gjitha sakrificat dhe rreziqet, iu afrua dhe e puthi në faqe, me ç’rast e konfirmoi që e vlerësonte dhe e admironte presidentin Rugova, për më tepër e donte lirinë té cilën e identifikonte me punen dhe filozofinë e tij dhe gjithë asaj “ushtrie” që ishte në funksion të atij projekti dhe filozofie.

Ai (Dulla) ishte i mbushur me shumë “kërkesa”, por ma të rëndësishmet ishin: liria, mirëqenia e qytetarëve, familja shoqnija e ma së shumti sporti, në veçanti futbolli.

Dulla ishte i angazhuar në shërbim për sportin qe nga largimi i dhunshëm nga puna në “Mlladost”.

Nuk ishte i pari në hierarki por pa Dullen nuk merreshin vendime, jo se ai kishte aq fuqi për të marrë vendime por kishte dije të plotë për çdo gjë.

Konsultat e tij nuk ishin kurrë të demshme për dikend, përkundrazi ai bazohej në drejtësi, profesionalitet dhe humanizëm, gjithsesi.

Ai për disa dekada ishte pjesë e rëndësishme e Federates së Futbollit të Kosoves, bashkëpunoi ngushtë dhe njerëzishëm me kryetarin e parë të FFK-së Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani, Fadil Vokrri dhe së fundmi edhe me Agim Ademin, kryetarin aktual.

U angazhua si vëzhgues apo kontrollor në super ligen e Kosoves në futboll, ishte pjesë dhe motor i LRF në Gjilan, por punën dhe sakrificen e vetë e kreu në KF Gjilani.

Edhe në KF Gjilani kishte funksione deri te sekretari i klubit.

Ai nuk u step të kryente edhe punë të tjera si ekonom por nuk hezitonte edhe ta mirëmbajë stadionin, dhe të gjitha aktivitetet e sigurimit té ndeshjeve, në menyré që t’i plotësojë të gjitha kriteret sipas rregulloreve të FFK-së, të cilat i dinte me pikë e presje.

Kujdesej për zbatimin e statutit dhe përcillte të gjitha detajet duke u sigurua edhe për numrin e kartonave të verdhe e të kuq për lojtarët, regjistrin e pagave, negociatat për kontrata me lojtarët, mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre.

Thjesht, ai ishte po aq i rëndësishëm sa në atë deponë e pjesëve të mjeteve të agrikultures në “Mlladost” po aq humanitar e punëtor, po aq komunikativ e shok i mirë, familjar e prind i mirë.

Unë nuk njoh ndonjë tjeter me aq zemër të madhe të humanistit. Nuk njoh personalitet më të gjithanshëm, më të angazhuar dhe me qetësi aq të madhe.

Politikes nuk ia pa hajrin edhe pse e mbështeti me shumë përkushtim, me zemër dhe bindje ndaj udhëheqësve.

Për dekada kemi pasë suksese, vështirësi dhe sfida i kemi kalua ato duke bashkëpunuar, duke komunikuar dhe duke qenë pjesë e angazhimeve të përgjithshme.

Faleminderit Abdulla Syla. Respekt për të gjithë angazhimin tënd profesional, politik dhe njerëzor, për etiken, komunikimin dhe bashkëpunimin në favor të së mires dhe progresit.

Të uroj jetë të gjatë e të lumtur me familje.