Nuk jam në politikë për pozita, po për t’i shërbyer qytetarit

Arbër Ismajli

Asnjëherë, nuk kam qëndruar në politikë për të pretenduar pozita e arritje. Ajo që më ka bërë të qëndrojë gjithmonë në politikë, janë qytetarët, puna dhe besimi në shërbim ndaj tyre. E potencojë që asnjë ambicie nuk e kam të jem pjesë e garës.

Lakimi i emrit tim nëpër sondazhe, e kam ritheksuar shumë herë që me ose pa qellime të porositura, nuk i bënë nder askujt, sepse asgjë nuk ka kontrete në këtë drejtim pasi që jemi ende larg zgjedhjeve.

Për mua koha është e artë dhe besimin që kam marrë si nënkryetar Komune, do ta zbatojë deri në fund, me shumë pune dhe përgjegjësi.

Unë, asnjëherë nuk bie pre e këtyre lojërave politike. I vetmi pretendim imi është me përfundua detyrën me përplot nder e krenari.

Politika i ndan akterët në tri klasa: Në njerëz të drejtë, në vegla dhe në armiq. Miq, unë, gjithmonë i përkas të parës!