“Kur shpalli pavarësinë Kosova kërkova nga Serbia që të futej me tanke atje”

Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se në shkurt të vitit 2008 kishte propozuar që ushtria serbe të hynte në territorin e Kosovës.

Lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, për këtë ngjarje dhe propozim ka folur në një emision në TV Happy.

Çanak thotë se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte i vetmi në Kuvend që kërkoi që të respektohet Kushtetuta e Serbisë.

“A shkruan në Kushtetutë se ajo [Kosova] është pjesë e territorit të Serbisë? Meqë jo, atëherë thashë: “Ndizni tanket, shkojmë në Kosovë! Shkojmë ta arrestojmë bandën separatiste në Prishtinë!”, thotë Çanak.