Tri gjimnazet e Prishtinës ftojnë protestë ndaj rastit të së miturës

Tre gjimnazet kryesore të Prishtines kanë paralajmëruar një marsh protestues për të mërkurën nga ora 14:30 kundër rastit të ngacmimit seksual të së miturës.

Marshi do të fillojë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe vazhdojë deri tek ndertesa e Komunes se Prishtines.

‘Pas lajmit të djeshëm qe tronditi të gjithë prej nesh, për rastin e ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”, si nxënës te tri Gjimnazeve kryesore të qytetit, “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi”, kemi vendosur që te mërkurën të organizojmë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim tek sheshi “Zahir Pajaziti – Grandi, dhe marshim deri tek sheshi i Përmendores, tek ndërtesa e Komunës se Prishtinës.

Videoja e djeshme, shperfaq nivelin e ulët në të cilin kemi rënë si shoqëri dhe nevojën e lartë që shoqëria jonë ka për ngritjen e vetdijësimit ne raport me fenomenin e ngacmimeve seksuale.

Të mërkurën, në 14:30, nxënes të dashur e gjimnazistë te Prishtinës, vajza e gra të qytetit tonë, qytetarë e media të nderuara, PROTESTOJMË SË BASHKU TE SHESHI “ZAHIR PAJAZITI”, me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Protestojmë për vajzat dhe gratë tona, për motrat dhe nënat tona, protestojmë sepse është “TRAUME, JO LOJË”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga perfaqësuesit e tre gjimnazeve: Ene Aliu, Ismet Krasniqi, Lendina Balaj.