Heronjtë në udhëkryq – 5 detarë ende të ndaluar prej një jave

Artur Mecollari

Tre nga pesë anëtarët e ekuipazhit të Motovedetës P-116 “Bora”, duke përfshirë edhe komandanrin e saj, përveç operacioneve humanitare SAR të zhvilluara në Shqipëri në përmbushje të misionit të Rojes Bregdetare kanë marrë pjesë të paktën në një mision në aktivitetin e NATO-s në Detin Egje.

Deri ditën e ndalimit të 5 detarët kanë qënë në krye të detyrës në përmbushje të betimit dhe misionit të Forcës Detare dhe Rojes Bregdetare. Në datēn 8 janar 2021 Motovedeta P-116 “Bora”, shpetoi 55 emigrant, pa asnje humbje njerëzore. Ky është operacioni SAR me numrin më i madhë i shpëtuar në ujrat shqiptare nga Roja Bregdetare.

Forca detare e Shqipërisë u angazhua në operacionin e NATO–s në Detin Egje me bazim në Izmir, Turqi për një periudhë 3-vjeçare, nga 26 nëntori 2016 deri 13 dhjetor 2019. Gjatë kësaj pjesëmarrje, në tre vite mision, ekuipazhet dhe anijet shqiptare kanë realizuar 178 operacione SAR, duke shpëtuar rreth 3500 persona, mes të cilëve 120 gra, 220 fëmijë, nga të cilët 38 foshnje.