Nuk ka klientë, mbyllet biznesi i vetëm në Kosovë për verifikimin e bombolave të gazit
Është mbyllur biznesi i vetëm në Kosovës për verifikimin e bombolave të gazit.
Asnjë bombolë gazi nuk u testua në Kosovë, që nga paslufta, ani pse në baza vjetore, qindra mijëra të tilla importohen nga shtetet e rajonit për të vazhduar drejt shpërndarjes nëpër amvisëri dhe biznese.
Madje, një kompani që kishte licencë për një veprimtari të tillë, u detyrua ta pushoi atë meqenëse nuk kishte interesim të bizneseve e amvisërive për verifikimin e sigurisë së këtyre mjeteve bartëse të gazit.
Kjo, pavarësisht se “Shala Gas”, me 150 mijë Euro investim, ishte e vetmja me leje nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, për kalibrimin dhe certifikimin e këtyre bombolave.

