Shkencëtarët paralajmërojnë: Pandemitë do të jenë shumë të shpeshta

Shkencëtarët vazhdimisht paralajmërojnë që faktorët e njëjtë që kanë çuar në rrezikimin e kafshëve dhe shkatërrimin e pyjeve dhe ndryshimet klimatike, do të qojnë deri te pandemitë e reja siç është rasti edhe me COVID-19, kurse mënyra e njëjtë për t’u parandaluar ato është ndryshimi në nivel institucional dhe mbrojtja e ambienteve me qëllim që të ruhet vendi ku jetojmë.

Siç raporton National Geographic, ruajtja e biodiversitetit mund të ruhet nga faktori njeri, thuhet në raportin e ri të një grupi ndërkombëtarë të ekspertëve, në të cilin është kryer verifikimi i rezultateve të hulumtimit lidhur me shkatërrimin e habitateve natyrore të kafshëve që e ekspozon njeriun ndaj sëmundjeve të reja, transmeton Telegrafi.

“Shkencëtarët nuk po debatojnë aspak për këtë. Shpyllëzimi është drejtuesi kryesor i pandemisë”, tha Lee Han, klimatolog nga organizata Conservation International, njëherit specialit në studimin e efekteve të shpyllëzimit.

Han ishte një nga vlerësuesit e raportit të përpiluar në fund të korrikut që u kumtua gjatë një platforme virtuale për shkencë dhe politika publike mbi biodiversitetin dhe shërbimet e ekosistemit (IPBES), ngjarje kjo që bashkon shkencëtarët, qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse.